Kjo që shihni është harta që ka publikuar NASA të zjarreve në botë. Sikurse shihet pjesët e kuqe tregojnë vendet ku zjarret janë aktive ose temperaturat janë shumë të larta. Fotoja është publikuar në Instagram nga Rainews.
“Nga Greqia në Kaliforni, nga Italia në Siberi, nga Amazon në Afrikë: bota po digjet dhe ju mund ta shihni qartë nga harta në kohë reale e Informacionit të Zjarrit të NASA-s për Sistemin e Menaxhimit të Burimeve (FIRMS) me planisferën e mbushur me pika të kuqe që tregojnë vendet ku ka temperatura të larta dhe zjarret janë në progres”, shkruan Rainews.