Trajneri i Kombëtares, Edy Reja ka zbardhur listën e lojtarëve, që janë thirrur për t’u grumbulluar për tre ndeshjet e radhës eliminatore të Botërorit 2022 ndaj Polonise, Hungarisë dhe San Marinos.
Ernest Muçi është risia më e madhe në këtë grumbullim. Ish-talenti i Tiranës dhe Shqipërisë U21 e ka nisur mirë sezonin me Legia Warszaw në Poloni, duke shënuar dy gola dhe treguar cilësi të lartë dhe ka merituar thirrjen e parë në kombëtaren e madhe.
Enea Mihaj është rikthim në kombëtare. Mbrojtësi la pas dëmtimin rraskapitës në menisk dhe është kthyer po aq i fortë, duke u rikthyer edhe një herë në kombëtare. Ndërkohë, mungon Lenjani. Mesfushori ka pësuar dëmtim dhe nuk mund të ishte i gatshëm.