-Zv/ kryeministri Erion Braçe u shpreh sot se në Shqipëri sot ka dy botë, e para ajo e kriminelëve me shkrepëse në dorë që po shkrumbojnë pemë dhe bota e të gjelbërve, e njerëzve që çdo ditë prodhojnë gjelbërim për ta shpërndarë kudo. “Gjelbër, gjelbër, gjelbër kundër zjarrit! Ka dy botë në këtë vend, edhe në këtë moment. Bota e kriminelëve me shkrepëse në dorë, “killerët” e politikës së zjarrit që po shkrumbojnë pemë, pyje, livadhe, kullota. Bota e të gjelbërve, e njerëzve që çdo ditë prodhojnë gjelbërim për ta shpërndarë kudo”, u shpreh Braçe.

Braçe publikoi në rrjetet sociale edhe disa foto nga qilimi i blertë në Këmishtja të Divjakës. “Këtu jemi në Këmishtaj/Divjakë, tek qilimi i blertë. Tani nuk është më punë, por është kulturë që nga Këmishtaj përhapet kudo! VO: Aaaaa po, ky bari nuk haet!”, theksoi Braçe.