kryeministri Erion Braçe, solli shembullin e një djali të ri në Çermë, Andi Kaca, i cili merret me bujqësi e blegtori.

Braçe shprehet se dhjetëra hektarë të kultivuara me ushqim për blegtorinë në Tërbuf janë punë e tij.

“Andi Kaca është një tjetër djalë i ri qe merret fort me bujqësi e blegtori në Çermë!”, thekson Braçe.

“Dhjetëra hektarë të kultivuara me ushqim për blegtorinë në Tërbuf janë punë e tij”, shton Braçe, i cili ka publikuar edhe disa foto nga fushat e punuara nga Andi dhe familja e tij.

“Fotot janë të bukura, por pas tyre është një super punë e Andit dhe familjes së tij. Nuk është e lehtë, por punojnë fort, lodhen dhe jetojnë drejt me djersën e ballit”, thekson Braçe.