Bashkia e Korçës ka njoftuar se këngëtari serb Goran Bregoviq do të hapë koncertin në festën e birrës me një këngë shqipe që mban emrin “Kosovska”.

Interesimi është tepër i madh për të shkuar në këtë koncert, prandaj organizatori njoftoi se do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit, njofton Klan Kosova.

Përkundër se pati debat mbi ardhjen e Bregoviqit, bashkia e Korçës tha se nesër ai do të pritet me entuziasëm nga publiku.

“Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt. Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim”.

Ky është teksti i këngës që do të këndojë Bregoviqi:

A e din se t’gjithë do të jenë atje

Për ne të dy do të ketë hare

Shkojmë së bashku një, dy, tre!

Roke mandolinën

Bjeri bjeri bjeri çiftelisë

Të gjithë do t’këndojmë kënga le t’jehojë

Kënga le t’jehojë –

Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.