Nga sot në Bullgari hyjnë në fuqi masa të reja detyruese antiCovid-19, pasi numri i infeksioneve gjatë ditëve të fudnit ka pasur një prirje rritëse. Prania e klientëve në restorante dhe e spektatorëve në garat sportive kufizohen në 50% të kapaciteteve respektive. Megjithatë, restorantet mund të funksionojnë me kapacitet të plotë personeli dhe me klientë të vaksinuar, ata e kanë kaluar këtë sëmundje ose ata që kanë një tampon negativ PCR, të kryer në 72 orët e fundit.
Administrata publike do të duhet ta organizojë punën në distancë për të paktën gjysmën e stafit dhe orari i fillimit të punës do të variojë nga ora 07:00 deri në orën 10:00. Edhe kompanitë private rekomandohen që ta organizojnë punën në distancë në 50% të stafit. Në 24 orët e fundit në Bullgari (pak më shumë se shtatë milionë banorë) kishte 1 371 infeksione me koronavirus ose rreth 6,5% të 20 952 testeve diagnostike të kryera.