Butrint Imeri është një ndër djemtë më simpatikë të showbiz-it shqiptar, pas të cilit shumë vajza lënë kokën. Jo rrallë këngëtari është bërë pjesë e thashethemeve rozë, duke u përfolur për lidhjet e tij të dashurisë që është munduar t’i fshehë nga syri i publikut.
Një ndër të cilat ishte edhe ajo me Olta Beqirin, në gjurmët e së cilës ra më herët “Iconstyle.al”. E teksa zërat lart e poshtë flasin për një lidhje dashurie mes tyre, duket se dyshja e ka lënë të nënkuptohej diçka të tillë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here pamje nga i njëjti vend.
Së fundmi, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” u kanë dhënë fund këtyre dyshimeve dhe kanë bërë të ditur se dyshja janë bashkë.
Duket se ndjenja mes tyre nuk është shuar dhe po e shijojnë në maksimum lidhjen e dashurisë. Nga ana tjetër, çifti nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht romancën e tyre, por detajet flasin vetë dhe tregojnë shumë për marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë, për një kohë shumë të gjatë ka qenë moderatorja simpatike, Kiara Tito e cila është përfolur për një marrëdhënie me këngëtarin. Ata nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot e kapura nga paparaci kanë treguar të kundërtën. Gjithashtu Kiara mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe ata i hodhën benzinë zjarrit me këtë lëvizje duke shtuar dyshimet për një lidhje.
Mirëpo që prej asaj kohe kanë kaluar 2 vite dhe ata nuk janë parë më bashkë, megjithatë Kiara vazhdon të pyetet ende për raportet me Butrintin. Më herët, ka qenë e ftuar në emisionin “Express Rozë” dhe teksa është pyetur për këngëtarin, ajo ka treguar se i ka ardhur në “majë të hundës” me këtë çështje. Moderatorja është shprehur se i ka ikur vlera kësaj teme dhe dëshiron që të mos e pyesin më.
Për herë të fundit ajo tha se nuk ka pasur kurrë asnjë histori mes tyre.
“Realisht nuk ka pas dhe shpresoj mos të më bëhet më kjo pyetje sepse nuk dua të flas për këtë temë”, tha Kiara.