17 vite më parë ishte Sali Berisha që afroi Lulzim Bashën në Partinë Demokratike. Sot atij i kërkohet të “vrasë” babin politik dhe të hapë një kapitull të ri në historinë e kësaj partie.
Aristir Lumezi: Është përdorur shumë herë si term “vrasja” politike e babait, për mendimin tim ai nuk ka një fuqi të tillë ta marrë një vendim të tillë për Sali Berishën i cili ia dha PD Lulzim Bashës. Mendoj se duhet të jetë një vendim kolegjial i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Ben Andoni: Ashtu siç thuhet në kanonet politike për të “vrarë” atin zoti Basha nuk është i zoti. Që të bësh akte të tilla zoti Basha nga artikulimi, nga mënyra e pozicionimit akoma nuk është i vetëdijshëm që është kryetar i PD por zoti Basha është krejtësisht i përgatitur për t’i kthyer krejtësisht kurrizin zotit Berisha.
Sali Berisha ka vendosur t’i dalë përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesazhi i një dite më parë tingëlloi kërcënues edhe për Lulzim Bashën.
Aristir Lumezi: Si për zotin Basha ashtu dhe për ambasadën qëndrimet e Berishës janë një lloj kërcënimi, por në fund fare duhet ndarë. Nuk mund të jetë ky personazh që ka zvarritur historinë e Shqipërisë këto 30 vite nuk mund ta mbajë peng PD për të krijuar tensione, për të krijuar debate të kota.
Ben Andoni: Dalja dy herë në konferencë shtypi i vetëm, pa mbështetje, tregon se ai realisht është vetëm dhe se ai është nisur në një rrugë gati pa kthim. Por, nga ana tjetër ti shikon reagimin e pikave kryesore të PD që nuk kanë artikulim të qartë dhe shenjat janë dhënë se ata janë të parët që do i kthejnë kurrizin zotit Berisha, për këtë duhen disa evidenca që ti japë sistemi jonë i drejtësisë ose të jepet diçka nga pala amerikane.
Gushti është periudhë refleksioni për Lulzim Bashën, i cili është përballë vendimarrjes më të vështirë në karrierën e tij politike.
Aristi Lumezi: Ndofta z.Basha pret një reflektim të zotit Berisha, ose zoti Berisha po tenton e dale sa me pak i dëmtuar nga kjo histori për te pasur një dalje sa me te bute nga kjo histori.
Ben Andoni: Problemi është se zoti Basha do të ndjeke një rruge te trete. Qe te mbaje mire edhe bazën e PD, edhe ate shkalle te madhe detyrimi qe ka ndaj zotit Berisha dhe nga ana tjeter te jete komod me politiken shqiptare. Te treja keto nuk shkojne.