Këngëtarja shqiptare, Ava Max është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë, e cila nuk ngurron aspak ta tregojë kudo me krenari origjinën e saj shqiptare. Së fundmi, ajo ka treguar për rubrikën “How I Blew Up Up” të revistës së famshme “Uproxx”, si ka qenë jeta e saj para se të bëhej e famshme. Artisja ka rrëfyer se është përpjekur që të bëjë një punë normale në SHBA si gjithë të tjerët, por që i ka rezultuar pa sukses. Ava tregoi se e dinte se do bëhej këngëtare dhe kjo ishte ajo që donte pasi asnjë punë tjetër nuk e bënte si duhej.
“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshme me orar 9:00-17:00. Më pas më pushuan nga puna pasi nuk isha shumë e mirë në atë që duhet të bëja. Provova të punoja si recepsioniste e një salloni estetik, por më pushuan pasi isha e dobët në matematikë sepse duhet të bëja shumë llogaritje. Matematika nuk isha arma imë më e fortë”, u shpreh këngëtarja.
Më pas, ajo ka treguar se filloi punë si shitëse pjastrash në një qendër tregtare. Ajo e përshkruan këtë si përvojë pune argëtuese, por iu desh ta linte punën pasi kritikohej gjithmonë nga shefi i saj sepse shkonte me vonesë në punë dhe me një kapuçino në dorë.