Sokol Cikalleshi është padyshim sulmuesi shqiptar më në formë. Në dy javët e para të kampionatit turk ai ka arritur të shënojë gola me shumë peshë për Konyaspor.

Kavajasi ishte protagonist së bashku me Çekiçin në ndeshjen e fundit ndaj Basaksehir, duke e përmbysur me golat e tyre dhe i dhënë tre pikë me shumë vlerë skuadrës së tyre.

Më shumë në sy natyrshëm ka rënë Cikalleshi. Futbolarena, një nga mediet më të njohura në Turqi për sportin e ka futur Cikalleshin në 11-shen më të mirë të javës.