6 janë bashkitë me incidencën më të lartë dyjavore për rastet e reja me Covid. Himara, Konispoli, Saranda, Fushë Arrëzi, Mati dhe Vau i Dejës kanë më shumë raste për 100 mijë banorë.
“Në dy javët e fundit 6 janë bashkitë me incidencën më të lartë , që variojnë nga 60-120 raste për 100 mijë banorë” – thotë epidemiologu Artan Simaku.
Ndonëse Tirana ka numrin më të lartë të të infektaurve aktivë, ajo ka incidencë më të ultë dyjavore për 100 mijë banorë “Grupmosha më e prekur janë ata mbi 20 vjeç”.
Por në javën e fundit, 12 bashki janë Covid-free. “1/3 e bashkive në javën e fundit janë pas asnjë rast”. Sipas ekspertëve vala e 4 e Covid në Shqipëri nuk do të ketë të njëjtin agresivitet si ajo e një viti më parë. Kjo për faktin e imunizimit natyror të popullsisë dhe vaksinimit masiv.