Çlirim Peka, përveçse intelektual, duket se është edhe i fortë fizikisht. Kjo, falë edhe palestrës që bën. Është vetë ai që e tregon këtë gjë. Gazetari i familjes Berisha thotë se ka sfiduar serbët, që rrinin gëk mëk para tij, dhe i ka dërguar në Dhërmi tek Rama.
“Po me duket Saranda si Mitrovica me det. Sa i shijon pushimet shoqeruar me kafe vellezerish nga Kosova. Ka edhe ndonje serb te tulatur tek tuk, por nuk bejne zhurme.
Shumica e tyre po pushojne ne Dhermi se aty eshte dhe Rama e ju duket vetja si ne shtepi”, shkruan Peka.
Dhe ne e besojmë, serbët me siguri që janë trembur nga ai!