Manchester City e ka nisur shumë dobët sezonin e ri në Premier Ligë. Ata sonte kanë humbur nga Tottenham Hotspur. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Heung min-Son (55) Kampioni i Premier Ligës, Manchester City ka humbur me rezultat minimal kundër Tottenham Hotspurit në Londër sonte.
Kampionët e filluan fuqishëm këtë ndeshje duke bërë një presion të paparë ku rrezikoi që në minutat e parë me Joao Cancelon dhe Fernandihon. Por ky presion i City zgjati deri në minutën e 20-të. Pas kësaj minute Tottenhami ishte shumë më i rrezikshëm sidomos në kundërzbritjet e tyre, e ku për herë të parë rrezikuan portën e Ederson në minutën e 25 të ndeshjes me anë të Lucas.
City do të sulmonte 10 minuta më vonë. Ishte Riyad Mahrez që goditi topin me të djathtën e tij por që goditja e tij përfundoi jashtë portës. Mundësinë më të mirë për të shënuar gol në pjesën e parë e pati min-Son në minutën e 40-të por përpjekja e tij përfundoi jashtë.
Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Tottenhamin të cilët filluan të kenë një dominim të lehtë kundër kampionëve. Ky dominim ju shpagua pasi që në një kundërsulm të nisur nga Bergwijn vjen edhe goli. Bergwijn pason për Son i cili pasi që driblon Aken lëshon një goditje të fortë me të majtën e tij për të shënuar gol në minutën e 55-të të ndeshjes.
Bergwijn pati mundësinë që ta dyfishonte epërsinë por goditja e tij në minutën e 60-të përfundoi jashtë portës. Reagimi i Cityt vije tek në minutën e 75-të kur 100 milionëshi i City depërton mirë në zonë, godet por pret Hugo Lloris. Pas nentë Minutash, City do të sulmonte edhe njëherë. Kësaj radhe ishte i porsa inkuadruari në lojë, Kevin de Bruyne që goditi nga jashtë zona por përsëri në vend ishte Hugo Lloris që bëri një pritje të bukur.
Në minutat në vazhdim pati shumë ndërprerje dhe City nuk arriti që ta barazojë rezultatin duke e përfunduar me humbje minimale ndeshjen e parë në Premier Ligë.