Manchester City do t’i ofrojë një kontratë të re 5-vjeçare mbrojtësit John Stones.
Kjo marrëveshje e re vulos përmbysjen e situatës për Stones, i cili dukej drejt largimit nga Citizens verën e kaluar. Ai vendosi të qëndronte, luftoi për një vend në formacion, u bë zgjedhja e parë e Guardiola-s në krah të Ruben Diaz dhe tani do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me klubin.
Sipas The Athletic, Stones do të përfitojë një rritje marramendëse të rrogës nga kontrata e re. Kontrata e Sotnes do të skadojë në 2026-ën, ndërsa lojtari do të fitojë 250 mijë sterlina (rreth 295 mijë euro) në javë.