Bashkimi Evropian vendosi sot të forcojë kufijtë e tij për udhëtarët nga SHBA-ja, Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, për shkak të përkeqësimit të situatës së COVID-19 në këto vende.

Gjashtë shtetet kishin qenë më parë ndër vendet e pakta që konsideroheshin mjaft të sigurta për t’u kursyer nga kërkesat më të vështira të karantinës dhe testimit për udhëtime jothelbësore.

“Por, pas një marrëveshjeje midis 27 shteteve anëtare të BE-së, vendet e treta të përfshira janë hequr nga ajo listë”, sipas një deklarate për shtyp.

Sidoqoftë, i mbetet secilit shtet anëtar të vendosë saktësisht se çfarë kufizimesh të vendosë për udhëtarët.

Gjithashtu, është e paqartë se kur saktësisht do të zbatohen masat e reja.