Që nga fillimi i pandemisë, fëmijët dhe adoleshentët kanë qenë më pak të prekshëm ndaj SarsCov2/Covid-19. Nuk ka pasur forma të rënda të sëmundjes edhe në rastet e infektimit nga SarsCov2/Covid-19. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj thekson se në një studim të botuar në Frontiers Pediatrics, kërkuesit e Ceinge të Napolit të laboratorit bioteknologjik të Universitetit Federico II, studiuan këtë fenomen duke identifikuar një shpjegim të mundshëm në molekulën Neuropolina1.
Studimi i kryer nga dy grupe kërkimore Ceinge të udhëhequr nga Roberto Berni Canani dhe Giuseppe Castaldo, analizoi mekanizmat e sulmit të virusit kundër qelizave duke ekzaminuar mostrat biologjike të marra nga rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe zorra e hollë(intestini) i fëmijëve të shëndetshëm. “Nga studimi i mostrave rezultoi se molekula Neuropilin 1, një receptor i virusit SarsCov2 në gjendje të fuqizojë efektin për të hyrë në qeliza dhe të përhapet në organizëm, është shumë herë më pak aktivë në indet epiteliale që veshin tërësisht hundën e fëmijëve. Fëmijët kanë më pak receptorë aktivë për virusin SarsCoV2”, shpjegon Roberto Berni Canani. Ne, thekson Berni Canani, kemi identifikuar një faktor të rëndësishëm të aftë për të siguruar mbrojtje kundër virusit SarsCoV2 tek fëmijët që i shtohet faktorëve të tjerë imunologjikë që po studiojmë.
“Përkufizimi i këtyre faktorëve do të jetë shumë i dobishëm për krijimin e strategjive të reja për parandalimin dhe trajtimin e Covid-19”, përfundon Berni Canani. Në Indonezi shkalla më e lartë në botë e vdekjeve midis fëmijëve për shkak të Covid-19 është regjistruar këto ditë ku, mbi 100 fëmijë në javë humbën jetën në korrik dhe shumë prej viktimave ishin më pak se 5 vjeç. Vdekjet e tyre përkojnë me valën më serioze të infeksioneve të regjistruara në vend, që nga fillimi i pandemisë, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit Delta.
Numrat tanë janë më të lartët në botë, tha presidenti i Shoqatës Indoneziane të Pediatërve Aman Bhakti Pulungan dhe ata duket se hedhin poshtë teorinë se fëmijët rrezikojnë më pak. Giuseppe Mele, president i Shoqatës Italiane të Pediatërve (Simpe) shpjegoi se, ne kemi parë situata të Long Covid tek fëmijët për disa kohë, me probleme të sjelljes, humbje të gjumit, ankth etj. Ne po gjejnë gjithashtu situata në Itali të sëmundjeve multisistemike që po prekin veçanërisht fëmijët, duke krijuar probleme me zemrën, dhe që prekin shumë organe dhe mund të priren për një kronicitet të këtyre patologjive. Lajmet nga Indonezia, vazhdon ai, janë shqetësuese, sepse tregojnë se nuk është e vërtetë që Covid-19 nuk krijon probleme në grupmoshën nga zero në 16 vjeç. Sipas Berni Canani për situatën në Indonezi, do të ishte e nevojshme të bëheshin studime të mëtejshme dhe të kuptohej se cilat janë kushtet fillestare klinike të fëmijëve të sëmurë në atë vend. Është vërtetuar se kequshqyerja dhe sëmundjet e mëparshme ndikojnë në rrjedhën serioze dhe humbjen e jetës nga Covid-19 edhe te fëmijët. Ajo që kemi parë në Itali dhe në vendet perëndimore është se ka një diferencë të madhe midis të rriturve dhe fëmijëve, përsa i përket numrit të rasteve të infektuar, shtrimeve në spital dhe vdekjeve edhe me variantin Delta.