Në hyrje të koloseut në Romë, nuk mjafton më vetëm bileta, por edhe certifikata e gjelbër që vizitorëve t’u lejohet hyrja.
Nga e Premtja, në një pjesë të mirë të ambienteve publike që grumbullojnë shumë njerëz, mes të cilëve edhe në muze, kinema, salla sportive, palestra, restorante e bare, mund të hyhet vetëm me certifikatën që dëshmon vaksinimin, kalimin e virusit ose testin negativ të 48-orëve të fundit. Turistët e mbështesin këtë masë edhe pse ka mes tyre që kërkojnë një organizim më të mirë.
Punoj në fushën e shëndetit, ndaj mendoj se kjo është gjë e mirë për këdo. Kjo është shkenca dhe nëse bëjmë krahasime, falë masave parandaluese nuk kemi në qarkullim më edhe poliomielitin.
Kemi një test negativ Covid-i e po ashtu edhe dokumentet e vaksinimit. Askush s’na i kontrolloi në aeroport. Pse u dashka këtu? T’i kontrollojnë në kufi.
Gama e ambienteve të brendshme ku do të kërkohet certifikata e gjelbër do të zgjerohet në Shtator, në Itali edhe me institucionet arsimore. Nga e hëna, edhe Franca pritet ta përdorë certifikatën e gjelbër në të njëjtat ambiente, e më pas edhe vende të tjera europiane. Si në Francë ashtu dhe Itali, u është lënë kohë deri në Shtator, pjesëtarëve të stafit shëndetësor, të vaksinohen ose të largohen nga puna.