Skocia hoqi shumicën e kufizimeve antiCOVID-19 pasi vendi kaloi përtej Nivelit 0, niveli më i ulët i një sistemi kufizimesh me pesë nivele. Disa masa, të tilla si kërkesa për të vënë maska brenda në vende publike dhe në transportin publik, do të mbetet në fuqi.
Kryeministrja Nicola Sturgeon u tha deputetëve javën e kaluar se vendi mund të lëvizë përtej Nivelit 0 për shkak të “rënies së vazhdueshme të rasteve” dhe “suksesit të vaksinimit”. Sipas rregullave të reja, të rriturit e vaksinuar plotësisht dhe të gjithë fëmijët do të jenë në gjendje të shmangin karantinën, nëse kanë qenë në kontakt të ngushtë me një të infektuar me COVID-19 për aq kohë sa ata janë pa simptoma dhe sigurojnë një test negativ PCR.