COVID-19 i ka marrë jetën ditën e djeshme një djali të ri në Shkodër, i njohur nga të gjithë si ‘artisti’ i koktejleve. Lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Artan Dibrës e kanë dhënë miqtë dhe familjarët e tij.
Mësohet se Dibra ishte edhe baba i një djali 5-muajsh. Disa nga dedikimet e miqve dhe të afërmve për të:
– Tani, do i mungoje te gjithë miqve te “Bar Millenium”, po aq sa edhe buzeqeshja, fjala e ëmbël, qytetaria dhe mikpritja e tij zones pedonale. Në emër të te gjithe bizneseve te zones pedonale, shoqata e biznesit “BID Shkidra”, i shpreh ngushellime te sinqerta familjes.
– Sot u nda nga jeta nje djal artist, nje djal profesionist, nje djal me nje zemer kaq te madhe, Ti o Artan Dibra na zbukurove diten ma te lumtur te jetes ton me duart e tuja te arta por jeta qenka aq e pa drejt qe merr djem si ty. Shpirti jot pushoft ne parajs.
– Ti ke qen 1 shok, i madh i veqant per ne ,në rinin ton, ti ke qen zemer flori ,me i urti e me i buti nder te gjith ne, ti ke qen per mu 1 shok ,1 mik , 1 vlla qe se pata kurr, kam qen e bekuar qe kam pas shok si vëllezer si ti e gjith shoqerija jon e imja te gjith se bashku.
Sot ti u ndave nga familja jote, nga djali 5 muajsh e nusja jote, ne sdo te shohim ne ket jet ..ti ishe per ne 1 engjull i lindur ne ket tok plot mekate njerzore, smund ta besojm se ike ne moshen e rinis.Shkodres ton dhe neve do i mungoj shum 1 Engjull si ti . pusho i qet tani Artan Dibra