Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar + 18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4029 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë, në këto bashki: 88 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë humbje jete Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (23 Gusht 2021) Raste të reja ditore 397 Të shëruar në 24 orë 178 Të shtruar në spitale 84 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 4029 Testime totale 1,000,523 Raste pozitive 139,721 Raste të shëruara 131,451 Raste Aktive 5792 Humbje jete 2,478 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2231 Shkodër 928 Vlorë 559 Fier 473 Durrës 362 Lezhë 275 Elbasan 266 Berat 202 Gjirokastër 180 Korçë 139 Kukës 100 Dibër 77