Andrea Agnelli dhe Florentino Perez, presidentët e Juventus dhe Real Madrid, janë në Barcelonë për t’u takuar me Jopan Laporta, numri një i Barçës, për të rihapur diskutimet në lidhje me Super League.

Kjo është ajo që shkruan AS, duke theksuar se takimi do të zhvillohet në prag të ndeshjes që do të luhet nesër mes Barcelona-s dhe Juventus-it për Trofeun Gamper.

Duket e sigurt, shkruan AS, se UEFA nuk do ta respektojë vendimin e Gjykatës së Madridit, që ka kërkuar të ndalet procedimi kundër 12 klubeve themeluese të Super League.