Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka paralajmëruar të gjithë autorët e zjarrvënieve në vend, se do të përballen me ligjin. Përmes një postimi në “Facebook”, Çuçi shkruan se me zjarrin nuk luhet dhe as nuk bëhet shaka.
“Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment.