Danimarka do të heqë të gjitha kufizimet anti-Covid me 10 shtator, sipas zyrtarëve shëndetësorë, duke theksuar se virusi nuk përbën më “një kërcënim për shoqërinë” .
Sipas të dhënave më shumë se 70% e danezëve janë vaksinuar plotësisht. Gjithashtu, Danimarka ishte një nga vendet e para që vendosi një bllokim të pjesshëm në mars 2020, duke mbyllur shkollat dhe bizneset dhe shërbimet jo thelbësore.
Danimarka është ndër vendet më pak të prekura nga Covid në Europën perëndimore dhe veriore. Vendi ka regjistruar 341,549 raste dhe 2,573 vi kt im a.