Lionel Mesi ka organizuar mbrëmjen e djeshme një darkë lamtumire me miqtë e tij të ngushtë dhe familjen në shtëpinë e tij në Barcelonë pas “divorcit” me katalanasit të bërë publik ditën e enjte.
Në videot e postuar shihet sulmuesi argjentinas Serxhio Aguero, së bashku me yllin e YouTube, Ibai Llanos. Yje të tjerë që morën pjesë në darkë ishin lojtarët Serxhio Buskets Zherard Pike dhe Xhordi Alba, që janë miqtë më të ngushtë të Mesit te Barcelona.
Ata ishin të pranishëm në këtë festë së bashku me partneret e tyre. Në këtë mbrëmje lamtumire ishin të pranishëm edhe disa miq të tjerë të “Pleshtit” emrat e të cilëve nuk janë zbuluar ende.
He has invited close friends to his house after leaving Barcelona ?https://t.co/wmjqaPHoHC
— MARCA in English (@MARCAinENGLISH) August 7, 2021
?| Aguero at dinner with Messi at his house before he leaves: “All the best for what’s to come my friend. And always with that smile. I love you pa.” pic.twitter.com/oMDAKdLOdH
— BarçaTimes (@BarcaTimes) August 7, 2021