Do të martohen këtë fundjavë në New York Dj Mark Ronson dhe aktorja amerikane Grace Gummer, ka mësuar ekskluzivisht Page Six. Burimet thonë se dasma do të ishte shumë më e madhe, por çifti e shkurtoi listën e mysafirëve tek miqtë dhe familja e ngushtë për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të COVID-19.

Page Six raportoi në maj se dyshja ishin fejuar pas një viti takimi. Ronson i propozoi partneres me një unazë me vlerë rreth 100,000 dollarë. Ronson ka qenë i martuar me aktoren franceze Joséphine de La Baume nga viti 2011 deri në vitin 2018, dhe Gummer ka qenë e martuar me muzikantin Tay Strathairn për 42 ditë në vitin 2019.