Petrit Dajanaj, është shoferi që ka bërë para gjykatës pohimin e pazakontë. Sipas tij, ai e kishte pirë rakinë në mëngjes, por e kishte zënë në darkë.
Si ky justifikim i padëgjuar më parë mund të dëgjohen me dhjetëra në gjykatën e Tiranës.
Për Emirildo Cenaj drageri duhet të ketë gabuar që e nxori të dehur, ndonëse ai këmbëngul se ktheu vetëm një gotë. Seanca të tilla janë të zakonshme në gjykatën e Tiranës me shoferë të dehur të arrestuar që pasi konstatohet se nuk kanë shkaktuar dëme lirohen nën detyrimin një herë në muaj.
Nga janari deri tani janë arrestuar 420 shoferë të dehur që kanë dalë para gjykatës së kryeqytetit.
Veç fenomenit të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur për të cilin shqiptarët nuk janë sensibilizuar ende mbi rrezikshmërinë po vërehet edhe një trend i ri, siç është reklamimi në rrjetet sociale i udhëtimeve me shpejtësi të lartë .