Ne jemi thellësisht të shqetësuar për gratë dhe vajzat afgane, të drejtat e tyre në arsimin, punësim dhe lirinë e lëvizjes. Ne kërkojmë nga ata që janë në pushtet që Afganistani të garantojë mbrojtjen e tyre, thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga BE, SHBA, Shqipëria, Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, Salvadori, Hondurasi, Guatemala, Maqedonia e Veriut, Zelanda e Re, Norvegjia, Paraguaji, Senegali, Zvicra dhe Britania e Madhe.
“Gratë dhe vajzat afgane, si të gjithë afganët, meritojnë të jetojnë në siguri, mbrojtje dhe dinjitet. Të gjitha format e diskriminimit dhe abuzimit duhet të parandalohen. Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme t’i ndihmojë për të siguruar që zërat e tyre të dëgjohen”, theksohet në deklaratë.
“Ne do të monitorojmë nga afër se si çdo qeveri e ardhshme garanton të drejtat dhe liritë që janë bërë pjesë përbërëse e jetës së grave dhe vajzave në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit”, përfundon dokumenti.