Një dështim i vërtetë mund të cilësohet protesta e thirrur sot në Korçë kundër ardhjes së këngëtarit Goran Bregoviç. Foto e mësipërme i takon pikërisht aktivitetit të lajmëruar, ku duken as pesë vetë. Dhe në krye të turmës imagjinare qëndrojnë Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri.

Kjo është protesta e thirrur nga Noizy dhe Kujtim Gjuzi (i cili kishte çuar kërkesën në polici). Asnjë person kundër Goran Bregoviç në shesh. Thirrje Facebooku për njerëz që kërkojnë pak vëmendje në ditë të nxehta.
Ju kam thënë, Korça e ka kulturën dhe paqen në gjak – shkruan gazetari Xhensil Shkëmbi teksa publikon foton.