Edhe Cristiano Ronaldo do të dëshironte të ishte pjesë e super skuadrës së Paris Saint Germain. Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe – treshja më e mirë ndonjëherë në histori të futbollit do të zbresë në fushë në “Parc des Princes” këtë sezon.
PSG ka krijuar një skuadër unike sipas Di Marias me ardhjen e Messit, skuadër pjesë e të cilës do të dëshironte të ishte edhe CR7. “Ronaldo do të dëshironte të vras veten që nuk gjendet këtu. Cilësia dhe numri i lojtarëve që ka tani PSG është unike”, deklaroi Di Maria.