Ronela Hajati për disa vite me radhë jetoi një histori të bukur dashurie me Young Zerkën, edhe pse fjalët e thëna lart e poshtë për lidhjen e tyre nuk u konfirmuan kurrë. Megjithatë dedikimet që ata bënin për njëri-tjetrin në intervista dhe afrimiteti që shfaqnin tregonte shumë. Mirëpo pas shumë vitesh papritur marrëdhënia e tyre mori fund dhe tashmë ata ndjekin rrugë të ndara. Por vera duket se do të bëjë bashkë ish-çiftin. Mbrëmjen e djeshme ata kanë ndarë të njëjtën skenë duke performuar në një nga klubet e reja të natës në Prishtinë. Ronela bëri repost një postim ku lajmërohej mbrëmja dhe shiheshin bashkë me Zerkën por në postimet nga performancat nuk e ka publikuar askund. Nga ana tjetër, këngëtari paralajmëroi me një foto ku shihet vetëm ai dhe nuk përmend që do të jetë edhe Ronela.
Edhe pse Ronela ka pranuar se është e lumtur dhe beqare, ngacmimet ndaj saj për Young Zerkën nuk kanë fund. Më herët, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Soiree” për të folur për albumin e ri “Rron-Ela”, ku nuk munguan as pyetjet me spec në lidhje me Zerkën. Nga përgjigjet e saj, Ronela la të kupohet se mes tyre gjithçka ka marrë fund një herë e mirë dhe se ajo e ka harruar përgjithmonë ish-in. Rea Nuhu: Edhe pse jeni ndarë, ai rron ende brenda teje sepse…? Ronela Hajati: Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje, përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë bye bye. Rea Nuhu: Rron më Ela kur dikush i thotë që nuk je më syni jemi? Ronela Hajati: Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimim tim është e përjetshme.