Lamtumira e Lionel Messi-t dhe dëmtimi i Aguero-s, i cili do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dhjetë ndeshje, kanë vënë në vështirësi Barcelona-n.
Katalanasit duket se po mendojnë të vënë në dispozicion të Koeman një sulmues të ri, por misioni nuk duket aspak i lehtë.

Në shënjestrën e Laporta-s, sipas diariogol.com, janë Erling Haaland, Paulo Dybala dhe Sterling. Profile të nivelit shumë të lartë, por që ka pak mundësi të shkojnë në Spanjë brenda 31 gushtit. Mund të kërkohet një shkëmbim me Griezmann, por ky duket se nuk është një opsion që pëlqehet nga Barcelona.