Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të çelë në shtator zyrat e reja në Malësi të Madhe dhe Pukë.

DPSHTRR thekson se me hapjen e këtyre zyrave do t’i kursehet qytetarëve rrugë dhe kohë e çmuar duke eliminuar 37 km rrugë Malësi e Madhe – Shkodër ose 45 min vajtje-ardhje, 116 km rrugë Pukë – Shkodër ose 2 orë e 40 min vajtje-ardhje.

Me hapjen e zyrave do të sillen më pranë qytetarëve të Malësisë së Madhe: 50,560 shërbime në vit, ndërsa për qytetarët e Pukës 21,500 shërbime në vit.

Sipas DPSHTRR, 8 procedurat që do ofrohen në Malësi të Madhe dhe Pukë janë aplikim dhe rinovim i lejedrejtimit, aplikim dhe rinovim i dëshmisë dhe certifikatës profesionale, dokumenti i leje drejtimit dhe i CAP, lejedrejtimi ndërkombëtar dhe leje qarkullimi ndërkombëtare; certifikata e pronësisë së mjetit, lejedrejtimi të përkohshëm dhe leje qarkullimi të përkohshme, pagesa e taksës vjetore të mjetit dhe transferim i dosjeve të drejtuesit të mjetit dhe i dosjeve të mjetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporti Rrugor vijon pa ndërprerje investimet në të gjitha zyrat rajonale.