Dua Lipa ka festuar ditën e sotme 26-vjetorin e lindjes. Këngëtaren e kanë uruar të afërm e familjarë në këtë ditë të veçantë, por ajo që bie në sy është urimi it ë dashurit të saj Anwar Hadid. Modeli ka publikuar në InstaStory një foto të Duas, e shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia, të dua përgjithmonë”.
Dyshja janë së bashku që nga vera e vitit 2019, madje atë vit në gusht modeli amerikan ka qenë i pranishëm në Prishtinë në “Sunny Hill”, festivalin e organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini Që nga atëherë dyshja janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri.