Nuk bën më pjesë në planet e Bayern Munich. Bavarezët kanë nxjerrë në shitje mesfushorin Corentin Tolisso, sipas L’Equipe. Kohët e fundit është zhvilluar një mbledhje mes drejtuesve të klubit gjerman dhe vendimi është marrë: nëse do të vijë një ofertë prej 10 milionë eurosh, francezi do të largohet.
Për shkak se kontrata e tij skadon pas një viti, është e vështirë të kërkohet një shumë më e lartë, duke marrë parasysh se në katër sezonet e fundit lojtari ka koleksionuar vetëm 57 ndeshje. Bayern e bleu Tolisso nga Lyon për 41 milionë euro në 2017-ën.