Beppe Marotta ka konfirmuar se Arturo Vidal dhe Aleksis Sanchez nuk do të largohen nga Interi. Për të dy ka pasur shumë fjalë, madje për mesfushorin u përfol për një ofertë nga Inter Miami në SHBA. Por Marotta është i qartë dhe e ardhmja e futbollistëve tashmë dihet. “Vidal dhe Sanchez qëndrojnë tek Interi. Ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne. Deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare për ta”, tha Marotta.
Sanchez vazhdon të luftojë me veten për të gjetur lojtarin e dikurshëm, ai ka bërë 38 paraqitje sezonin e kaluar, ka shënuar 7 gola. Derisa Vidal, që u ble nga Barcelona për një milionë euro plus bonuse në vitin 2020, ka bërë 30 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola. Sanchez, 32-vjeçar dhe Vidal 34-vjeçar, nuk ishin të preferuarit e Antonio Contes, por me Simone Inzaghin ata mund të jenë startues të rregullt.