Këngëtari i operas, Ramë Lahaj ka humbur të ëmën vetëm dy orë para koncertit të madh në Prishtinë. Duke mos dashur ta anulojë koncertin, Lahaj ka performuar vetëm çerekun e asaj që kishte planifikuar. Më pas, ai është larguar duke iu kërkuar ndjesë spektatorëve.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar ai para tyre. Lahaj ua kishte ofruar njerëzve biletën pa pagesë në koncert, për shkak të interesit të madh dhe dyndjes së tyre.