Nga Mero Baze/ Është shumë argëtuese ta shikosh emërimin e Jonila Godolos sekretare në Partinë Demokratike. Ta them që në fillim se Jonila është një gazetare e cila ka përparuar në karrierën e saj si pedagoge e studiuese dhe është mbi nivelin mesatar të Kryesisë së PD. Nuk po e fus Bashën në garë krahasuese, se ai nuk lexon libra. Kam frikë se as të vetin se ka lexuar.

Por nuk po merrem me vlerat e Jonilës, pasi ajo e mbron vetë punën e saj. Po merrem me eksperimentin social që ka bërë Lulzim Basha, duke e emëruar sekretare për të përndjekurit në PD.

Kjo është fantastike, nëse e ka bërë me vetëdije të plotë.

Është fantastike, pasi është një provokim interesant mbi shtresën konservatore të PD, dhe sidomos pjesën e lidhur shpirtërisht me Sali Berishën.

Jonila që në deklaratën e saj të parë publike, ka thënë atë që duhet të thoshte Lulzim Basha para 4 muajsh. Ka kërkuar distancimin e PD nga Berisha.

Ky është lajmi i parë. Dhe ky është i vërtetë.

Lajmi i dytë është se deklaratën e ka botuar RD, një blog stalinist, sa i përket idolatrisë së Berishës.

Për lajmin e parë është meritë e Jonilës. Kushdo që e njeh, e di që ajo ka një formim anti-Berishë në gjithë hapat e saj në jetë, si gazetarja më agresive e gazetës “Koha Jonë” deri më 1997, e persekutuar nga Berisha, dhe më pas në rrugëtimin e saj si pedagoge e studiuese, por mbi të gjitha si mendje e lirë.

Nuk ka asnjë sforcim dhe as që mendohet dy herë t’i thotë Berishës “ik p…” edhe në sy.

Lajmet e tjera pastaj duhen parë nëse janë të rastësishme, aksidentale apo të menduara mirë nga Basha si provokim.

Fillimisht duhet parë nëse botimi në blogun e RD, ka qenë si provokim për të testuar reaksionin që ngjall kërkesa për largimin e Berishës, apo nuk e kanë lexuar fare.

Komentet poshtë lajmit janë tërësisht agresive dhe linçuese për të. Madje njëra nga komentueset, në përpjekje për të treguar sa e rëndë ishte ajo që kishte shkruar, i kujtonte një Godole “tjetër” të vitit 97 kundër Berishës dhe e krahasonte me të. Ajo është zonjë, ajo, dhe është shumë e mirë.

Më tej duhet parë sa e menduar është zgjedhja e Lulit, si e ka organizuar si provokim, apo si alibi për të mos e su lmuar më Berishën.

Dhe të gjitha këto aludime më venë dëm e ngjaj si idiot, kur mendoj që Lulzim Basha ndoshta se ka njohur fare kush është Jonila, por ka menduar meqë është tek Instituti i Studimit të K ri m e ve të Komunizmit, me siguri është antik o muniste dhe e pe rs ekutuar. Ndoshta as që e di që e ka propozuar PS aty.

Kjo pastaj i tejkalon gjithë hamendjet tona që lodhemi kot të kuptojmë skemat e Lulit. Ai më 97 ka qenë emigrant dhe jetonte me gruan dhe kunatin nga një familje enveristësh, dhe as ka idenë pse turfullojnë ato gratë e shkreta të mitingjeve për Berishën.

Por dhe nëse është kështu, pra dhe nëse stërhollimet e mija për Jonilën si eksperiment social kundër Berishës, janë kot, pasi Luli as e ka ditur fare këtë, përsëri tregon se Luli vlen si kryetar në PD.

Vlen edhe si idiot. Këtë eksperiment për shembull, rrallë guxojnë ta bëjnë nga ata që duken si më të mençur e më trima.