Enca nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale këto kohë dhe duket se në fakt paska një arsye shumë të fortë. Ditën e sotme ajo ka treguar se ka marrë pak pushim nga rrjetet sociale për t’i dedikuar më shumë kohë vetes. Këngëtarja shprehet ndër të tjera se ëndrrat dhe ambiciet janë të rëndësishme, por prioritet duhet të jetë shëndeti mendor e emocional. “Kam marrë pak pushim nga rrjetet sociale së fundmi, për këtë arsye nuk kam qenë shumë aktive. Më duhej pak kohë për veten time dhe sinqerisht është shumë mirë të jetosh pa menduar se çfarë duhet të postosh.

Edhe pse jam vetëm 25 vjeçe, kam kuptuar se kanë kaluar 9 vite që jam në industrinë muzikore duke punuar non stop, duke menduar për të 24/7 dhe kam qenë vazhdimisht nën presion. Vendosa se meritoj 1 muaj pushim dhe po marr gjithë kohën time për ta bërë veten time të lumtur dhe thjesht të pushoj. Ëndrrat dhe ambiciet e tona janë shumë të rëndësishme, por prioriteti duhet të jetë gjithmonë shëndeti mendor, emocional dhe shpirtëror”, shkruan Enca në disa postime në Instagram.