Edhe takimi i tretë në një javë mes drejtuesve të Juventus-it dhe menaxherittë Paulo Dybala për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2022 nuk ka sjellë marrëveshjen.

Distancat mes palëve mbeten të pandryshuara: bardhezinjtë ofrojnë një kontratë prej 8,5 milionë eurosh që arrin në 10 me bonuse.

Jorge Antun, menaxheri i Joya-s, kërkon një kontratë katërvjeçare me rrogë bazë 10 milionë euro.

Pavarësisht se marrëveshja nuk është arritur, atmosfera mbetet pozitive dhe në fundin e këtij muaji është parashikuar një takim tjetër.