Interi ka thënë se Christian Erikseni është shumë mirë dhe në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore, pasi mesfushori danez ishte sot i pranishëm në qendrën stërvitore të klubit. Mesfushori danez e ka vizituar sot qendrën stërvitore të Interit, Appiano Gentile, për herë të parë që prej arrestit kardiak që e pësoi në ndeshjen hapëse të Danimarkës në Kampionatin Evropian në qershor.
“Mesfushori danez u takua me drejtorët e klubit, trajnerin dhe bashkëlojtarët. Erikseni është mirë dhe në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore”, njoftoi Interi në uebfaqen e klubit. Eriksenit i është vendosur një Defibrilatori kardioverter i implantueshëm (ICD) në zemër, një aparat për kontrollimin e ritmit të të rrahurave të zemrës që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij në futboll.
Zikaltrit njoftuan se 28-vjeçari do ta nisë një program riaftësues në Kopenhagë. “Ai do ta ndjekë një program riaftësues të përpiluar nga mjekët danezë në Kopenhagë. Stafi mjekësor i Interit do të mbahet i njoftuar për ditë për gjendjen e tij”, thuhet tutje në njoftim.
Dëshira e Interit është ta vazhdojë karrierën me Interin, por nëse ai detyrohet ta mbajë ICD-në përherë, atëherë karriera e tij në Itali mbaron, duke qenë se ka një ligj italian ua ndalon futbollistëve të luajnë në nivel profesional me ICD.