Platforma e rrjeteve sociale Facebook njoftoi se ka ndaluar llogaritë që u përkasin talebanëve, të cilët i konsideron si organizatë terroriste dhe përmbajtjet që mbështesin talebanët. Një zëdhënës i Facebook-ut për BBC tha se talebanët konsiderohen si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe janë të ndaluar të përdorin shërbimet e kompanisë sipas politikave të organizatave të rrezikshme sipas Anadolu Agency.
Zëdhënësi tha se do të mbyllen llogaritë që u përkasin ose hapen në emër të talebanëve ose përfaqësuesve të tyre dhe do të fshihen përmbajtjet dhe postimet që lavdërojnë grupin në fjalë. Pasi grupi mori kontrollin e shpejtë të Afganistanit, kompanitë e teknologjisë u përballën me pyetje serioze se si të merren me përmbajtjen e lidhur me talebanët.
Zëdhënësi tha se duke punuar me një grup ekspertësh afganë që flasin gjuhët lokale dhe kanë njohuri për kontekstet lokale, ata u ndihmuan në identifikimin dhe paralajmërimin e çështjeve të reja në platformë.
Duke theksuar se ata nuk marrin vendime për njohjen e qeverive, zëdhënësi nënvizoi se ata ndjekin “autoritetin e bashkësisë ndërkombëtare”. Zëdhënësi tha se vendimi në fjalë vlen edhe për Instagram-in dhe WhatsApp-in. Talebanët kanë vite që përdorin platformat e mediave sociale për të përhapur mesazhin e tyre.