Kylie Jenner përflitet se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ky lajm është konfirmuar për mediat e huaja edhe nga burime pranë yllit të televizionit. Ndërkohë që Kylie nuk ka reaguar ende në lidhje me këto zëra, fansat mendojnë se kanë arritur të zbulojnë edhe gjininë e bebushit. Kylie publikoi ditën e djeshme foto të vajzës së saj, Stormi-t dhe përkrah tyre shkroi “Vajza ime e preferuar”, shoqëruar me emojin e një zemre në ngjyrë blu. Kaq mjaftoi që fansat e Kylie-t të aludojnë se ajo është në pritje të një djali dhe prandaj Stormi do të jetë gjithmonë vajza e saj e preferuar. Megjithatë këto mbeten thjesht dyshime dhe gjithçka pritet të mësohet muajt në vijim.
Bebushin e ri të familjes duket se më së shumti po e pret me padurim 3-vjeçarja, Stormi. Kur ka mësuar se Kylie është shtatzënë dhe do t’i sjellë në jetë një motër ose vëlla, ajo ka fluturuar nga gëzimi. Stormi është shumë e lumtur dhe mezi po pret të bëhet motra e madhe. Madje, ajo kërkon të prekë barkun e Kylie-t për të ndjerë bebushin brenda tij. “Stormi është e vetëdijshme që po vjen një tjetër fëmijë dhe është shumë e gëzuar. Ka nisur të bëjë shumë pyetje dhe dëshiron të prekë barkun e Kylie-t.”- ka treguar një burim.
Pas ulje ngritjeve në marrëdhënien e tyre, Kylie Jenner dhe Travis Scott në muajin qershor kanë zyrtarizuar ribashkimin.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Travis, pasi bëri një deklaratë super romantike për “gruan e tij” (ashtu siç ai e quan Kylie-n) para miliona ndjekësve. Teksa ishte duke marrë një çmim në Parsons Benefit, Travis konfirmoi se vazhdon ende të jetë i dashuruar me Kylie Jenner. Në fund të fjalimit të tij ai përshëndeti publikisht partneren dhe vogëlushen e tyre, Stormi. “Stormi, të dua dhe grua, të dua”, u shpreh Travis dhe kaq u desh që të pranonte hapur rikthimin me Kylie Jenner.