Zjarret që kanë përfshirë Greqinë prej më shumë se 1 jave ka bërë që qielli i Atikës të bëhet i zymtë pas rritjes së përqendrimit të grimcave të imëta PM2.5.

Raportohet se në 24 orët e mëparshme, rrjeti i sensorëve të Institutit të Kërkimit Mjedisor të Observatorit Kombëtar të Shkencëtarëve të Athinës vuri re një përmirësim, ndërsa bëri të ditur se grimcat vijnë nga rajoni i Evia-s Qendrore dhe Veriore.

Me rritjen e përqendrimit të grimcave, autoritetet në Atikë kanë paralajmëruar grupet e rrezikuara që të kenë kujdes dhe të reduktojnë aktivitetin jashtë. Thirrje veçanërisht është bërë për të moshuarit dhe fëmijët ndërsa është rekomanduar mbajtja e maskave jashtë.