Bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla ka njoftuar në rrjetet sociale se është infektuar me variantin Delta. Ai ka treguar se është në gjendje të mirë sepse është vaksinuar dhe i porosit të gjithë që të vaksinohen sa më parë sepse është zgjidhja e vetme për të mposhtur këtë virus.
“Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid-19, variantin Delta. Nuk po ndihme edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe shumë më keq. Porosia ime për të gjithë:
Ju lutem vaksinohuni me parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”, ka shkruar ai.