Gjithnjë e më afër: Florenzi dhe Milani mund të jenë bashkë në ndeshjen e javës së parë të Serie A. Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në fillimin e sezonit të ri për kuqezinjtë dhe merkatoja po reduktohet si kohë. Roma e ka bërë dalje futbollistin e ardhur nga huazimi te parizienët, ndaj drejtuesit e Milanit kanë nxituar të veprojnë.
Me gjasë jemi në rrugën e “tymit të bardhë”, sipas “Corriero dello Sport”. Për shitjen e Florenzi po finalizohet një huazim i kushtueshëm me të drejtën e blerjes përfundimtare nga kuqezinjtë për 4 milionë euro.
Një milion e gjysmë euro, ose më shumë, për huazimin e rëndë. Operacioni vijon hap pas hapi drejt finalizimit, por për shumën që do të paguhet ekziston një marrëveshje e përgjithshme midis lojtarit të verdhekuqve, Pinto dhe Milanit.