epa09393486 A man speaks with an interpreter at an outdoor Covid19 vaccination center set up by non-governmental organization Medecins Sans Frontieres (Doctors Without Borders), also known as MSF, near La Villette on the border of Paris, France, 03 August 2021 (issued 04 August 2021). MSF has established a street medical center for asylum-seekers, migrants in the process of obtaining their refugee status, and homeless people - all constituting a vulnerable population who, for many, fear that the implementation of the upcoming 'health pass' QR code system may hinder their access to food drives or NGO shelters, boosting demand for vaccines. EPA/IAN LANGSDON

Në Francë 89% e mësuesve janë vaksinuar ose janë gati për të përfunduar vaksinimin, deklaroi ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer duke paraqitur direktivat për kthimin në shkollë, të planifikuara për 2 Shtator. Duke iu drejtuar gazetarëve ministri kujtoi rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të të gjitha masave paraprake kundër Covid-19, të tilla si distancimi dhe strategjia e mbrojtjes për nxënësit mbi 12 vjeç, si edhe stafet nëpër shkolla. “Ne kemi porositur Institutin Ipsos që të kryejë një sondazh për të gjetur se në cfarë pike janë mësuesit në fushën e vaksinimit, dhe përgjigja ishte se “78% e mësuesve kanë përfunduar proçesin etyre të vaksinimit, 11% do të marrin një injeksion të dytë së shpejti. Pra, 89% e mësuesve janë në prag të plotë vaksinimi”, theksoi ai.

Duke kujtuar se kriza shëndetësore tani po vazhdon prej 18 muajsh, Blanquer uroi për mbajtjen e shkollave “të hapura në maksimum”. Sidoqoftë, situata nuk është e njëjtë si më parë’’, shtoi ai.