Qendra e kontrollit teknik në Korçë do t’i nënshtrohet rikualifikimit të plotë, investim ky nga fondet e DPSHTRR, me qëllim ofrimin e një shërbimi më cilësor për qytetarët.
DPSHTRR bëri të ditur se është gati projekti i detajuar dhe fondi për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese, për një transformim rrënjësor.
“Gati projekti dhe fondi për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (kolaudimi) edhe në DRSHTRR Korçë, për një transformim rrënjësor të këtij shërbimi, krahas investimeve në sisteme e pajisje, drejt një standardi bashkëkohor, kushte funksionale e cilësore”, bën të ditur DPSHTRR.
Sipas DPSHTRR-së, punimet do të kryhen pa e ndërprerë shërbimin që ka rinisur në qershor.