Sërish një lajm i bukur! Këngëtarja e mirënjohur Genta Ismajli është në pritje të ëmbël. Së fundmi, në TikTok ka nisur të qarkullojë një video, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares. Edhe pse shfaqet me rroba të gjera barku është mjaft i dukshëm.

Po ashtu, burime të Prive konfirmojnë se këngëtarja është në ditët e fundit të shtatzënisë. Po ashtu para disa ditësh në rrjet u publikua një foto, në të cilën Genta dukej me disa kilogramë më shumë. Kështu lindën dyshimet se ajo mund të ishte shtatzënë për herë të parë, por fillimisht këto aludime u hodhën poshtë.

Genta Ismajli ka 2 vite që jeton një histori të bukur dashuri me biznesmenin nga Turqia, Usta dhe pritet që së shpejti të kurorëzojnë dashurinë e tyre.