Gjysma e popullsisë së BE-së tani është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, sipas një numërimi të fundit nga autoritetet shëndetësore.
Ndërsa varianti shumë ngjitës Delta po nxit një numër në rritje vendesh të vendosin kufizime të reja, 223,8 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian kanë marrë dy doza vaksine antiCOVID-19, ose një dozë pasi është shëruar nga COVID-19, ose një vaksinë me një dozë të vetme.
Në të gjithë planetin, pandemia e koronavirusit të ri ka vrarë të paktën 4 238 582 dhe ka infektuar gati 200 milionë persona.
OBSH vlerëson se numri i viktimave mund të jetë dy deri në tri herë më i lartë.
Ringjallja e virusit, që po godet vendet që mendonin se e kishin kapërcyer më të keqen, po ndihmohet nga rënia e normave të vaksinimit dhe mutacionet e reja, më të rrezikshme.