Punonjësit e Google në SHBA që zgjedhin të punojnë nga shtëpia mund t’u ulet paga. Gjigandi i teknologjisë ka zhvilluar një kalkulator të pagesave që lejon punonjësit të shohin efektet e punës në distancë ose lëvizjen e zyrave. Disa punonjësve në distancë, veçanërisht atyre me një udhëtim të gjatë, mund t’u shkurtohet paga pa ndryshuar adresën. Punonjësit në shumë biznese kanë vërtetuar se të punosh nga shtëpia është e zbatueshme gjatë pandemisë Covid.
Shumë kompani po shikojnë se si do të punojnë punonjësit ndërsa pandemia po ikën, edhe pse SHBA vazhdon të luftojë variantin Delta të sëmundjes. Kompanitë e mëdha të teknologjisë përfshirë Microsoft, Facebook dhe Twitter kanë ofruar më pak paga për punonjësit bazuar në vendet ku është më e lirë të jetosh.